Edon Zhegrova është duke zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Lille në kampionatin francez.
Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Zhegrova ka kontribuar me 7 gola dhe po aq asistime.
E kjo formë fantastike e tij nuk ka shkuar pa u vënë re nga gazeta e madhe spanjolle “AS”, që i ka kushtuar një artikull special yllit kosovar.
Gazeta spanjolle AS ka bërë një artikull ku i ka dhënë jehonë duke e cilësuar si një sensacion dhe driblues zbavitës.
- Advertisement -
“Kështu luan dribluesi më zbavitës në ligat e mëdha. Edon Zhegrova është sulmuesi anësor i djathtë kosovar, i cili luan për Lille në Ligue 1 dhe është një nga sensacionet në Francë. Aftësia e tij në driblim po lë figura rrëqethëse”, e përshkruan gazeta AS.
Ndeshjen e radhës Lille e luan të dielën kundër Racing Club de Francë në kuadër të Kupës.