E ardhmja e yllit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës ende është në dilemë.
Klubi turk Galatasaray ende nuk e ka blerë kartonin e kosovarit të cilin e posedon klubi anglez, Norwich City.
Rashica sezonin e fundit luajti në formë huazimi tek Galata, skuadër më të cilën fitojë titullin e kampionit në Turqi.
Sipas medieve të huaja, Galatasaray ende s’ka arritur marrëveshje me Norwich City-n për Rashicën.
- Advertisement -
27-vjeçari duhet të rikthehet në Angli për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, mirëpo, siç raportohet, pesë klube nga Bundesliga gjermane janë hedhur në sulm për kosovarin, i cili kërkohet edhe nga rivalët e Galatasaray, Besiktas.