Futbollisti turk, Emre Çolak është tërhequr nga futbolli në moshën 31-vjeçare. Në mesazhin e tij, ish-mesfushori turk Çolak është shprehur se dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen pas tërmeteve që kanë lënë më shumë se 35 mijë viktima në Turqi dhe Siri.
“E lashë futbollin. I puth duart të gjithëve që kontribuuan për mua. Zoti ju bekoftë. Pas ditës së sotme do të jetoj për lumturinë e familjes sime. Ka vdekje, kaloni kohë me të dashurit tuaj”, shkroi Çolak në rrjetet sociale.
Në karrierën e tij, Çolak ka luajtur me Galatasaray, Deportivo La Coruna, Karagumuruk, Hatayspor, Goztepe apo edhe Intercity, teksa ka qenë në katër takime edhe pjesë e Turqisë. Duket se pasojat shkatërrimtare të tërmetit kanë lënë gjurmë te ish-futbollisti, që kërkon të kalojë më shumë kohë me familjen.