Lajm tronditës nga Franca: Ishak Belfodil, ish-lojtari i Interit, Parmës, Bologna dhe Livorno, sipas asaj që raporton “Le Parisien”, është dëgjuar nga policia pas një debati me motrën e tij 15-vjeçare.
Sulmuesi algjerian dyshohet se u arrestua me akuzën e dhunës ndaj motrës së tij të vogël, e cila kishte shenja të tentativës për mbytje. Sulmuesi 31-vjeçar algjerian, i cili luan në kampionatin e Katarit, ndodhej pranë Parisit në shtëpinë e prindërve të tij.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, pasditen e së dielës vonë, motra e futbollistit telefonoi policinë duke akuzuar Belfodilin për keqtrajtim dhe tentativë për mbytje.
Pas mbërritjes së policisë u konstatua se kishte shenjat e një tentative për dhunë, si dhe gërvishtje në krahë, edhe pse gjendja e saj nuk kërkonte trajtim mjekësor. Megjithatë, pas telefonatës, motra e Belfodilit ende nuk ka bërë denoncim. Për momentin çështja po studiohet nga Prokurori i Versajës.