FC Ballkani sot në mëngjes është nisur drejt Bullgarisë, ku nesër mbrëma do të përballet me Ludogorets.
Ludogorets dhe kampioni i Kosovës, do të ballafaqohen në sfidën kthyese kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ilir Dajës një javë më parë mposhti kampionin e Bullgarisë (2-0), në “Fadil Vokrri”.
Ballkani është përgatitur maksimalisht që edhe nesër në duelin kthyes kundër skuadrës bullgare të bëjë paraqitje të mirë në mënyrë që të sigurojë kalimin në rrethin e dytë të kualifikues të ‘Championsit’.
- Advertisement -
FC Ballkani përmes një njoftimi, ka konfirmuar së skuadra nga Suhareka, është nisur drejt Bullgarisë.
“Skuadra niset drejt Bullgarisë, për aktin e dytë të përballjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Ndeshja Ludogorets-Ballkani fillon në orën 20:00.