KF Fushë Kosova është anëtare e re e Albi Mall Superligës. Ndeshja e sotme e javës së 26-të në Grupin B të Viva Fresh Ligës së Parë kundër Ramiz Sadikut është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2 po i cili ia ka dhënë klubit nga qyteti gjeografikusht të afërt me kryeqytetin titullin e kampionit.
Pjesën e parë Fushë Kosova e mbylli në epërsi 1:0, por më pas Ramiz Sadiku u rikthye me dy gola. Megjithatë, dhjetë minuta para mbylljes së takimit Fushë Kosova e barazoi rezultatin
Drejtuesit e FFK-së kanë përgëzuar futbollistët dhe stafin e Fushë Kosovës.
Fushë Kosova rikthehet në Superligë pas thuajse një dekade.