Franca e ka treguar forcën e saj duke e deklasuar Izraelin, ndërsa Italia dhe Belgjika kanë ndarë pikët në një barazim. Ndërkohë, Anglia është befasuar nga Greqia në “Wembley”.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dhjetë ndeshje të Nations League.
Franca e ka dominuar Izraelin tërësisht në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, duke e mposhtur me rezultat 4-1. Golat për “Gjelat” janë shënuanr nga Camavinga (7′), Nkunku (28′), Hernandez (87′) dhe Barcola (89′). Golin e vetëm për Izraelin e ka shënuar Gandelman në minutën e njëzet e katërt.
Ndërkohë, Italia dhe Belgjika kanë ndarë pikët në një një përballjeje të luftuar në stadiumin Olimpik të Romës, që ka përfunduar 2-2.
- Advertisement -
Italia ka marrë një epërsi të hershme përmes Cambiaso që ka shënuar në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Retegui e ka dyfishuar rezultatin në minutën e njëzet e katërt. Megjithatë, Belgjika është rikthyer në lojë me golin e De Cuyper në minutën e dyzet e dytë, ndërsa barazimi është vulosur nga Trossard në minutën e gjashtëdhjetë e dytë.
Që të dyja këto ndeshje kanë që nga Liga A.
Nga ana tjetër, në një ndeshje të Ligës B, Greqia e ka shokuar Anglinë në “Wembley”. Përballja dramatike është mbyllur me fitoren e Greqisë me rezultat 2-1.
Pas një pjese të parë pa gola, grekët kanë kaluar në epërsi në minutën e dyzet e nëntë përmes Pavlidis.
Anglia e ka barazuar në minutën e tetëdhjetë e tetë me golin e Bellingham, por Greqia nuk është dorëzuar. Në minutën e katërt të kohës shtesë, Pavlidis ka shënuar sërish, duke i dhënë Greqisë fitoren historike.