Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, të hënën në një konferencë për media, ka folur për ndeshjet e shtatorit.
Dardanët më 6 shtator përballen me Rumaninë në ‘Fadil Vorri’, në sfidën e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, derisa tri ditë më pas Kombëtarja jonë luan në udhëtim tek Qipro.
Strategu gjerman fillimisht ka folur për ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Ai thotë se Dardanët do të japin maksimumin për të mposhtur Rumaninë në hapje të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Të gjitha lojtarët janë në formë të shkëlqyeshme dhe për lojën e parë në shtëpi jemi jashtëzakonisht të motivuar”, ka thënë Foda.
- Advertisement -
“Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë kundër Rumanisë”, ka deklaruar tekniku gjerman.
Kombëtarja jonë sot pasdite në Kampin Nacional të Hajvali, mban stërvitjen e parë para duelit me rumunët.
Ndeshja Kosova-Rumani luhet të premten mbrëma dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.