Asnjë surprizë në çerekfinalet e Kupës së Ligës, teksa Arsenal e Liverpool kalojnë më tej në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.
Në Emirates, “topçinjtë” fituan jo pa vështirësi në derbin londinez ndaj Crystal Palace. Fillimisht ishin miqtë që hapën serinë e golave me anë të Mateta që në minutën e 4 me rezultatin që nuk do të ndryshonte për të gjithë kohëzgjatjen e fraksionit të parë.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Mikel Artetës hynë në lojë me më shumë vetëbesim dhe arritën të kthenin rezultatin duke realizuar plotë 3 herë në portën e miqve, me anë të brazilianit Gabriel Jesus, që rezultoi edhe lojtari i ndeshjes me një hattrick të realizuar. Goli i ishit Nkietah në fund për Palace nuk mjaftoi, me Arsenal që fiton përfundimisht me shifrat 3-2.
Fitore arriti edhe skuadra e Liverpool ndaj Southampton në transfertë. Pavarasësisht se shenjtorët vinin pas një humbje shumë të thellë 0-5 në kampionat ndaj Tottenham në kampionat, “Redsat” fituan ngushtësisht 1-2. Edhe pa Salah në fushë, të besuarit e Arne Slot arritën të triumfonin, falë dy golave në pjesën e parë me Darwin Nunez dhe Elliot, që brenda 8 minutash i çuan shifrat në 0-2 për Liverpool. Në pjesën e dytë miqtë kryen disa ndryshime, mes të cilëve edhe italiani Chiesa hyri në fushë. Vendasit ngushtuan në të 59 minutë me Archer, por vetëm kaq. Liverpool siguron një biletë në gjysmëfinale.
- Advertisement -
Në gjysmëfinale të Kupës së Ligës që do të shkojë edhe Newcastle, e cila mposhti Brentford me shifrat 3-1. Protagonist i takimit për bardhezinjtë ishte mesfushori italian Sandro Tonali që realizpoi një dopietë.