Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Fitore me veshtirësi për Bayern dhe Inter, dështon Arsenali dhe United, Reali “gjunjëzon” Napolin në Champions
Sport

Fitore me veshtirësi për Bayern dhe Inter, dështon Arsenali dhe United, Reali “gjunjëzon” Napolin në Champions

Published 03/10/2023
Share
SHARE

Emocione të mëdha në Champions League sonte, ku u luajtën disa ndeshje të xhiros së dytë të grupeve. Në grupin A, pritej të ishte një ndeshje e lehtë në letër për Bayern Munchen në Copenhagen (1-2), por nuk rezultoi ashtu. Vendasit ndëshkuan Ulreich në minutën e 56-të, ndërsa Musiala pas 10 minutash, riktheu ekuilibrat. Djemtë e Tuchel rritën presionin për golin e fitores, ndaj një rivali mirë të vendosur në prapavijë. Goli i përmbysjes për kampionët e Gjermanisë mban firmën e Tel.

Në po këtë grup, dramë për Manchester United që përmbyset në shtëpi me shifrat 2-3 nga Gallatasaray. Danezi Hojlund “tundi rrjetën” 2 herë në favor të “Djajve të kuq”, gjithsesi, entuziazmi i turqve ishte i jashtëzakonshëm dhe skuadra e Buruk dhuroi spektakël. Fillimisht Zaha dhe më pas Kerem Akturkoglu dërguan shifrat në 2-2. Mundësinë e madhe për gol e pati edhe Icardi, por humbi penalltinë. Sulmuesi argjentinas rregulloi gabimin me golin e përmbysjes, 2 minuta më pas. Sa i takon renditjes, bavarezët kanë 6 pikë, të ndjekur nga Gallatasaray me 4 pikë, Copenhagen 1 pikë, ndërsa ende pa provuar shijen e pikës është United në pozitën e fundit.

Në grupin D, Inter arkëton 3 pikët e para. Sukses i vuajtur i zikaltër në Itali me shifrat 1-0 ndaj Benficës. Takimi u vendos nga një gol i Thuram, në fillimin e pjesës së dytë. kështu, ekipi i Inzaghit renditet në vendin e dytë me po aq pikë sa kryesuesit e Sociedad. 3 pikë i takojnë Salzburg-ut të vendit të 3-të, Benfica mbetet pa pikë deri më tani.
Real Madrid mbetet ekipi për t’u marrë shembull në Champions (Grupi C), teksa triumfoi 2-3 në transfertë ndaj Napolit. Kampionët e Italisë shënuan të parët me mbrojtësin Ostigard, por u përmbysën brenda pjesës së parë, pas golave të Vinicius dhe të zakonshmit Bellingham. Me fillimin e pjesë së dytë, djemtë e Garcias barazuan llogaritë me polakun Zielinski, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një autogol i Meret nderoi Los Blancos, vetëm 10 minuta nga fundi. Reali ka pikët e plota dhe kryesues grupin, 3 më shumë se Napoli ndjekës dhe 3 më shumë se Braga e vendit të 3-të. Union Berlin duhet të përpiqet akoma në ndeshjet e radhës,  për të marrë pikët e parë.

Në Grupin B, surprizojnë debutuesit e Lens, duke mundur 2-1 Arsenalin në Francë. Goli i Jesus nuk pati ndonjë vlerë të veçantë për përmbysjes së Thomasson dhe Wahi.  Në po këtë grup, barazim 2-2 PSV-Sevilla. Lens kryeson me 4 pikë, Arsenali renditet në vendin e 2-të me 3 pikë. Sevilla pozicionohet e 3-ta me 2 pikë. PSV e katërta me 1 pikë.

- Advertisement -

KosPress Portal 03/10/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!
Sport 16/05/2025
Nga NATO te BE: Rama hap turin e takimeve me liderët ndërkombëtarë
Lajme 16/05/2025
Shtëpia e Evropës, e zbukuruar nga fëmijët, hap dyert për liderët – Rama në pritje
Lajme 16/05/2025
Kurti pranon raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme 15/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Barcelona fiton La Ligan: Festa nis në Kataloni!

16/05/2025
Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?