Real Madrid, Bayern Munich dhe Arsenal nuk kanë gabuar në ndeshjet e radhës në Champions League. Kanë fituar dhe i kanë përforcuar pozitat e para në grupe dhe duke e bërë vetëm formalitet kualifikimin në rrethin tjetër të garës.
Ndërsa Manchester United është mposhtur.
Në “Santiago Bernabeu” madrilenët me golat e Diaz (27′), Junior (58′) dhe Rodrygo (61′) kanë triumfuar 3-0 kundër Bragas.
Në “Allianz Arena” Bayern Munich me dy golat e Kane (80′, 86′) ka triumfuar kundër Galatasarayt me rezultat 2-1, ku golin e vetëm për turqit e ka realizuar Bakambu në minutën e tretë të kohës shtesë.
Në “Emirates Stadium” Arsenal ka mposhtur Sevillan 2-0 me golat e Trossard (29′) dhe Saka (64′).
Inter ka fituar si mysafir kundër Salzburg falë golit të Martinez (85′) nga penalltia.
E dramë e vërtetë ka qenë në “Parken” të kryeqytetit danez, ku Copenhagen ka mposhtur Manchetser Unitedin. Rezultati i ndeshjes ka qenë 4-3 për vendasit. Elyounoussi (45′) Goncalves (45+9′), Lerager (87′) Bardghji (87′) kanë shënuar për danezët. Hojlund (3′, 28′) dhe Fernandes (69′) kanë shënuar për United.