Finalja e Champions League është planifikuar të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, por ka mundësi që ndeshja të zhvendoset në një qytet tjetër.
Arsyeja është se UEFA është e shqetësuar për trazirat e mundshme civile për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet të dielën, ndërsa raundi i dytë është caktuar në fillim të qershorit. Mediat portugeze raportuan se UEFA tashmë ka kontaktuar Federatën Portugeze të Futbollit dhe i ka njoftuar ata se ka mundësi që finalja të luhet në Lisbonë në stadiumin e Benfica-s.
Kujtojmë se në ndeshjet e para gjysmëfinale Real dhe City luajtën baras 1:1, derisa Interi fitoi 2:0 ndaj Milanit.