Në luftën për mbijetesë, Ferizaj ka marr tri pikë të plota nga ballafaqimi me skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën.
Pas tri humbjeve radhazi, Ferizaj u rikthehet fitoreve, duke mbajtur gjallë shpresat për mbetje në elitën e futbollit kosovar.
Krasniqi dhe Haxhimusa ishin lojtarët që realizuan në minutat 52’ dhe 73’ për fitoren 2-0 të skuadrës së tyre.
Ferizaj është në pozitën e nëntë me 34 pikë, dhe po lufton direkt me Trepçën ’89 dhe Malishevën për të mos rënë në Ligën e Parë.