Kanë përfunduar katër ndeshjet e para që nisën nga ora 18:45 në Europa League.
Fenerbahçe ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të 1/16-ës së finales kundër Anderlechtit me rezultat prej 3-0.
Serinë e golave e hapi Tadiq në minutën e 11-të të ndeshjes, ndërsa Dzeko e dyfishoi epërsinë në minutën e 42-të.
E, për rezultatin përfundimtar u përkujdes En Nesyri, i cili shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes, njofton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Fitore minimale në shtëpi shënoi edhe Ferencvarosi ndaj Plzenit ku golin e vetëm në takim e shënoi Abu Fani në minutën e 23-të.
Punën e kreu edhe Real Sociedadi, duke fituar në udhëtim te Midtjyllandi me rezultat 1-2.
Goli i parë në këtë duel u shënua në minutën e 11-të me anë të Mendezit, i cili u tregua i saktë nga penalltia, teksa 20 minuta më vonë epërsia u dyfishua nga Kubo.
Krejt çka bëri Midtjyllandi ishte goli i shënuar nga Buksa në minutën e 38-të të ndeshjes.
Kurse Ajaxi mori fitore të befasishme në udhëtim në Bruksel ndaj Royale Unionit, të cilin e mposhti me rezultat prej 0-2.
- Advertisement -
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa i pari u shënua pas një ore lojë, të cilin e shënoi Rasmussen, ndërsa 10 minuta më vonë shënoi edhe Mokio për rezultatin përfundimtar.