Me sezonin aktual pranë fundit, “bardhezinjve” të Juventus i kanë ngelur vetëm 5 ndeshje për të luajtur dhe tashmë klubi ka filluar të bëjë gati “planet” për sezonin e radhës, ku një ndër to është dhe prezantimi i fanellës së re për sezonin 2023/24, fanellë që është prezantuar ditën e sotme.
Ndryshe nga sezonet e tjera, vijat “bardhezi” do të pasurohen me detajë në ngjyrë floriri, duke i nxjerrë akoma më në pah detajet klasike të fanellës.
Ajo çka bie në sy është gjithashtu dhe detajet te sponsori, me shkronjat në emrin “Jeep”, që kanë detaje me vetëtima.