Fanella e SHBA-së, të cilët e ka bartur Majkëll Xhordan në Lojrat Olimpike të vitit 1992, në Barcelonë, është shitur për 3 milion e 300 mijë dollar.
Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për fanellën të cilën Majkëll Xhordani e ka veshur në sfidën e gjysmëfinales, kundër Lituanisë.
Përveç fanellës së Xhordanin, në ankand ishin fanellat e Mexhik Xhonsonit, Lari Birdit, Klajd Drekslerit, Skoti Pipenit, Çarlls Barklit etj, mirëpo vetëm fanella e Xhordanit arriti një shumë maramendëse.
Kujtojmë se në vitin 1992, për herë të parë u lejua që basketbollistët profesionist nga NBA, të marrin pjesë në garat e Lojrave Olimpike.