Pas titullit të kampionit në Premier League, Manchester City, ka fituar edhe trofeun e FA Kupës.
‘Qytetarët’ fituan finalen e kësaj gare, duke mundur rivalin lokal, Manchester Unitedin, me rezultat 2-1, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Wembley’.
Të besuarit e Pep Guardiolës, ishin më të mirë së të përzgjedhurit e Erik ten Hag, duke rrëmbyer trofeun e radhës.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Gundogan (1’, 51’), i cili shënoi dygolësh në fitoren e City-t, derisa golin e vetëm për Unitedin e realizoi Fernandes (33’) nga penalltia.
- Advertisement -
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një superndeshje, sidomos finish i ndeshjes ka qenë një dramë e vërtetë me Unitedin që gjithnjë kërkonte golin e barazimit, megjithatë, assesi nuk ia doli që të çojnë topin në rrjetë.
Përfundimisht, City fiton FA Kupën, dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë tripletën pasi me 10 qershor, do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.