Frank Lampard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit pas rezultateve shumë të dobëta ku Everton gjendet në fund të tabelës.
Humbja 2-0 e Evertonit në West Ham të shtunën e ka lënë ekipin në fund të tabelës.
Legjenda e Chelseat kishte marrë mbështetjen publike nga pronarët e klubit, por humbjet e vazhdueshme e kanë bërë klubin të merr ketë vendim.
Ndërsa, për të pasur sukses këtë sezon është bërë më e vështirë pasi Evertoni do të përballet më pas me liderin e ligës, Arsenalin.