Pas shumë muajsh i dëmtuar, Armando Broja mund të aktivizohet sot me Everton U21, në ndeshjen e kampionatit ndaj Watford U21, takim ky që do të fillojë prej orës 20:00.
Nuk dihet nëse Broja do të jetë titullar apo jo, por me gjasë, ai do të ketë minuta në këtë takim. Synimi është përfshirja graduale e sulmuesit në lojë, teksa me kalimin e kohës, faza e rikuperimit do të avancojë.
Te Everton shpresojnë që Brojën ta kenë sa më shpejt të jetë e mundur në dispozicion, për të ndihmuar skuadrën në Premier League.