Europiani është një “minierë ari”. Është kompeticioni mbi Champions League dhe çdo tjetër, që prodhon më shumë të ardhura. Të drejtat televizive kanë shkuar në 1.440 miliardë euro, ndërsa aspekti komercial ka shkuar në 568 milionë euro, siç pasqyrohet në llogaritë e UEFA-s.
Kësaj duhet t’i shtojmë edhe 300 milionë euro nga shitja e biletave dhe më shumë të ardhura që lidhen me stadiumet, që mund të arrijnë në 100 milionë euro. Kjo bën që UEFA të gjenerojë afër 2.5 miliardë euro.
Pas pandemisë dhe natyrës së veçantë të Europianit të zhvilluar në vitin 2021, shifrat po rriten, edhe të ardhurat po ashtu. E vërteta flet për një organizim perfekt nga ana e UEFA-s, jo aq nga ana e Gjermanisë. Çuditërisht, po.
Trupi më i lartë i futbollit evropian përfshin federatat dhe klubet në të gjitha këto. Pa strukturën e njëri-tjetrit, këto kompeticione nuk do të ekzistonin. UEFA e di se kujdesi për atë që quhet “piramida e futbollit” është baza e suksesit. Si marrin pjesë lojtarët në gjithë këtë? UEFA nuk iu jep drejtpërdrejt para lojtarëve. Në këtë rast, janë federatat që pranojnë të negociojnë të ashtuquajturat bonuse për pjesëmarrje.
- Advertisement -
Çmimi përfundimtar për çdo lojtar mund të arrijë në 400 mijë euro, veç shumës prej 28.25 milionë euro që do të fitonte federata përkatëse me triumfin në Berlin, më 14 korrik. Gjithçka nis me 9.25 milionë euro për të kaluar në fazën me eliminim direkt, plus një milionë euro për çdo fitore në fazën e grupeve, të cilave duhet t’iu shtojmë 1.5 milionë euro për të arritur në 1/8 finale dhe 2.5 milionë të tjera për të arritur në çerekfinale.
Pra, me zhvillimin e 1/8 finale, çdo kombëtare ka grumbulluar tashmë nga 16.25 milionë euro. Për futbollistët, 1/8 finale vlente 180 mijë euro, shumë që rritet me 75 mijë euro të tjera për daljen në çerekfinale, në 300 mijë euro për të qenë në gjysmëfinale.
Edhe klubet marrin pjesë, siç thamë, në paratë që gjeneron UEFA. Natyrisht, shuma që shkon te klubet (që kanë futbollistë në Europian) nuk do të arrijë 331 milionë eurot e shpërndara për federatat. 140 milionë euro do të shkojnë për klubet.
Në ligat elitare, të ardhurat ditore për çdo lojtar, gjatë turneut, janë 10.000 euro në ditë. Përveç kësaj, UEFA shpërndan praktikisht të gjitha të ardhurat e saj, minus shpenzimet operative. Programi “HatTrick”, i solidaritetit dhe pjesa tjetër e federatave do të marrin 571 milionë euro.
Gjyqtarët kryesorë do të marrin nga 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve, shumë që do të rritet më tej. Në ndeshjet me eliminim direkt, pagesa për arbitrat kryesorë do të jetë 10 mijë euro. Sa iu përket asistentëve dhe arbitrave të katërt, shpërblimi i tyre do të jetë 2500 euro në fazën e grupeve dhe 5000 euro nga 1/8 finale e tutje.
- Advertisement -
Deri në 14 firma janë lidhur me posterin reklamues të UEFA-s. Katari vazhdon si një nga markat kryesore, në këtë rast me “Visit Qatar”, shtëpinë e basteve “Betano”, makinat elektrike kineze BYD, dy marka të grupit Alibaba (Aliexpress dhe Alipay+), apo kompanitë gjermane “Lidl” dhe “Engelbert Strauss”.
“Adidas” dhe “Coca-Cola” janë shoqërues besnikë të këtij udhëtimi, gjithashtu. Sponsorizues të këtij Europoiani janë edhe kompani gjermane si “Deutsche Bahn” (DB), “Deutsche Telekom”, prodhuesi i birrës “Bitburger”, shoqëria e sigurimeve “Ergo” dhe ajo e mishit “Wiesenhof”.