Nëse dje kishin targetuar Scuffet si kandidat për zëvendësimin e Caprile së dëmtuar në muajt e ardhshëm, sot në mëngjes Empoli ka përshpejtuar negociatat për të siguruar shërbimet e Etrit Berishës.
Portieri shqiptar i Torinos, i lindur në vitin 1989, është pjesë e lojtarëve të merkatos (në shitje, jashtë planeve të trajnerit Juric te “granatat”) dhe ka dhënë gatishmëri të plotë transferimi, duke qenë në dijeni të situatës.
Përkundrazi, për momentin duket se Cagliari (po ashtu i interesuar për shqiptarin) nuk e ka gjithë këtë bindje dhe kohët nuk mund të shtyhen shumë larg, sepse merkatoja mbyllet më 31 gusht.
Në këto orë, klubi toskan po punon me Torinon për të kuptuar se si mund të transferohet portiere shqiptar. Berisha ka kontratë deri në vitin 2024 me “granatat”, por nuk llogaritet më për t’u aktivizuar, gjë që u duk qartë edhe sezonin e kaluar.
- Advertisement -
Në një situatë të tillë, ai duhet të zgjedhë: paratë duke ndenjur kot të Torinos, ose të kalojë diku tjetër për të luajtur. Me siguri, ambicia e tij është kjo e fundit, që të mos humbasë edhe rolin e titullarit në kombëtaren shqiptare.
Me fanellën kuqezi, ai ka luajtur 77 ndeshje deri tani, por ka bërë edhe shumë paraqitje të tjera në Itali për Lazio, Atalanta dhe Spal. Për momentin ai është në “pole position” për të kaluar tek Empoli, për një kontratë 1+1 vjeçare, ndaj nuk mund të përjashtohet që marrëveshja të mbyllet për disa orë.
Nëse kalon tek Empoli, portieri ynë kuqezi do të gjejë në ekipin e Serie A edhe dy shqiptarë të tjerë: Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.