Ertian Kofsha i dhuron tre medalje peshëngritjes shqiptare në Kampionatin Europian të moshës deri në 20 dhe 23 vjeç, i cili është duke u zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë. Kofsha ishte i artë në stilin e shkëputjes, kjo me 153 kilogram. Por më pas i bronztë në stilin e shtytjes, ndërsa ngriti 184 kilogram dhe i bronztë edhe në dygarësh me 337 kilogram.
Edhe një vit më parë, Ertian Kofsha është shpallur Kampion Europe në të njëjtin aktivitet, ndërsa medaljen dhe gjithçka tjetër e ka marrë nga Ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Ilir Tepelena.
Ndërkohë në këtë aktivitet ka marrë pjesë dhe Enkilejda Carja, Kampionia e Europës për moshën deri në 15 vjeç, e cila me 187 kilogram ka vendosur rekord të Europian për këtë grupmoshë. Samoel Rrasa është renditur i gjashti, ndërsa një formë të mirë ka paraqitur dhe Sajmir Lagja.
Kështu me tre medaljet e Ertian Kofshës, një e artë dhe dy të bronzta, peshëngritja shqiptare nderohet në Europian dhe ka një të ardhme të sigurtë.