Selecao do të bënte gabim të rënd nëse i lidhin shpresat e tyre te ish-sulmuesi Neymar, i cili është operuar mirëpo rehabilitimi i tij do të zgjasë kogja shumë.
Pamja e Neymarit duke u larguar nga fusha në lot gjatë humbjes 2-0 të Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Uruguait ishte shumë e njohur.
Klubi i Neymar Al-Hilal më pas konfirmoi se 31-vjeçari kishte pësuar një çarje në ligamentin e kryqëzuar të përparmë dhe në meniskus.
Operacioni i Neymar ka pasur sukses, por ai ka ende një program të gjatë rehabilitimi përpara tij. Sulmuesi me përvojë nuk pritet të kthehet në aksionin e Ligës Pro Saudite këtë sezon dhe është sugjeruar se ai po përballet me një detyrë të vështirë për tu rikthyer përpara Kupës së Amerikës 2024, e cila fillon më 20 qershor./Kospress.net/