Ndërsa Arsenali po lufton për titullin kampion në Premier League, londinezët po punojnë shumë edhe për mbajtjen në skuadër të lojtareve të rëndësishëm. Një prej tyre është edhe mesfushori Mohamed Elneny, me lojtarin që ka rinovuar me Gooners deri në vitin 2024.
Pas nënshkrimit të kontratës Mohamed Elneny u shpreh se “Jam shumë i lumtur. E dua këtë klub dhe fansat e tij dhe jam i gatshëm të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën.”
Ka qenë vetë trajneri Arteta që ka dhënë dakordësinë përfundimtare për zgjatjen e bashkëpunimit dhe drejtuesit i kanë plotësuar dëshirën.