Stefan El Sharaui është i bindur se tani e në vazhdim do të jetë një tjetër Itali. Pas goditjes së rëndë që morën nga Spanja, goli emocionues në minutën e 98-të përballë Kroacisë tregoi se “Axurrët” nuk duan të dorëzohen në asnjë moment:
“Ndeshja me Kroacinë na dhuroi shumë emocione dhe ai gol në minutat e fundit na shton besimin dhe tregon se Italia nuk vdes kurrë. Goli në fund nuk është vetëm çështje fati, por edhe cilësie, vetëbesimi e karakteri.
Mendoj se e merituam kualifikimin nga Grupi B. Për ne ka shumë presion sepse jemi një skuadër e fortë, kampionët në fuqi dhe që duhet t’i shkojë kompeticionit deri në fund me çdo kusht. Kemi shumë përgjegjësi mbi shpinë, por, kjo skuadër është e përbërë nga njerëz që dinë të vuajnë dhe të gëzojnë së bashku.
Në ndeshjen e parë kundër Shqipërisë luajtëm shumë mirë, më pas në ndeshjet e dyta mund të bënim më mirë sa i takon kurajës. Por, ky ekip mund të jetë protagonist në këtë Europian dhe këtë, por edhe Italinë e vërtetë do të nisim ta tregojmë nga ndeshja me Zvicrën e në vazhdim”, u shpreh sulmuesi i të kaltërve.