Një paraqitja fantastike e Kristjan Asllanit kundër Empolit ishte një nga gjërat e vogla pozitive në mbrëmjen e errët që ekipi zikaltër kaloi në “San Siro”.
Mesfushori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 72-të, por tregoi qetësi dhe qartësi, më shumë se sa pjesa më e madhe e shokëve të tij ekspert. Jo vetëm kaq, Asllani tregoi edhe cilësi taktike.
Kështu e nis shkrimin La Gazzetta dello Sport duke analizuar sfidën e radhës të Interit në Serie A, transfertën kundër Cremonese.
La Gazzetta shton se Asllani pritet të zbres në fushë nga minuta e parë, një vendim ky i kushtëzuar edhe nga fakti se Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa Barella-n, me mesfushorin që ka plotësuar numrin e kartonëve.