Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane Krakow dhe Malopolska 2023.
Bartës të flamurit të shtetit kanë qenë boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani.
Sonte me fillim prej orës 21:00 ka nisur ceremonia hapëse e edicionit të tretë të Lojërave Evropiane, që këtë vit mbahet në Poloni.
Ceremonia e mbajtur në stadiumin “Henryk Reyman” të Krakowit është transmetuar drejtpërdrejt edhe në RTK.