Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova raportohet se mund të transferohet te klubi i madh italian, Napoli.
Kampionët në fuqi të Italisë, janë në kërkim të pasusit të Hirving Lozanos, ku ‘napolitanët’ janë duke i monitoruar disa lojtarë përfshirë edhe Zhegrovën.
Zhegrova është pjesë e skuadrës franceze, Lille, por duket se lojtari gjatë kësaj verë do të bëj një tjetër hap të madh në karrierën e tij.
Futbollisti i Real Sociedadit, Takefusa Kubo është objektiv kryesor i Napolit, por në rast se dështon ky transferim, atëherë Zhegrova është një tjetër opsion.
- Advertisement -
Kujtojmë se kosovari në sezonin e fundit me Lillen bëri 25 paraqitje, ku kishte shënua katër gola dhe pesë asistime.
Ndryshe, Zhegrova është duke u monitoruar edhe nga AC Milan.