Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se Dardanët në Rumani do të udhëtojnë për fitore.
Kosova mundi Qipron (3-0), të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve duke mbetur në garë për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.
Ndeshja Rumani-Kosova që luhet në Bukuresht në mesin e muajit nëntor është sfida vendimtare në garën për vendin e parë.
Zhegrova pas fitores ndaj Qipros, deklaroi se dueli me rumunët do të jetë një finale.
- Advertisement -
“Ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë finale. Do të shkojmë për fitore”, ka thënë sulmuesi i Lillës, i cili po shkëlqen këtë sezon të garave.