Marrëdhënia mes Karim Benzema dhe Jordan Ozuna ka qenë një nga më pak publiket në dhomën e zhveshjes së Real Madridit. Pavarësisht se ishte një “sekret i hapur”, nuk kishte fakte deri në galanë e fundit të “Topit të Artë”, kur ata pozuan së bashku për herë të parë. Pas kësaj, disa muaj më vonë, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.
Tashmë, kur nënshkrimi i Benzema me Al Ittihad është bërë realitet, modelja ka dhënë intervistën e saj të parë. Në një prononcim ekskluziv për ‘YoDona’, e reja ka nxjerrë në pah jo vetëm se çfarë do të thotë për të jeta e re në Arabinë Saudite, por edhe origjinën dhe karrierën e saj profesionale, si dhe marrëdhënien me sulmuesin francez.
“Kur takova Karim, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin. Që në fillim ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne qeshim aq shumë bashkë… Kur them se është miku im më i mirë, e kam fjalën vërtet”, – shprehet ajo mbi raporti që ka me ‘9’-in e derdjeshëm të Real Madridit.
Pas disa kohësh bashkë, marrëdhënia është më se e konsoliduar. Në fakt, e reja është konvertuar në fenë islame: “Ndodhi në xhaminë e Madridit, atje të lexojnë Kuran… Ishte një ceremoni e vogël dhe intime, qava si një fëmijë. Jam shumë sentimentale.
- Advertisement -
Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur. Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur. Gjatë Ramazanit lexova Kur’an dhe më përloti. Gjithashtu lexova ‘Rruga e shenjtë drejt Islamit’. Për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë, ishte një libër vërtet i çmuar”.