Real Madridi po “lëpin plagët” e veta. Përveçse duhet të përballet me dëmtimet e kahershme të Carvajal dhe Alaba, pengesa e re ka të bëjë me Militao. Tani, sa i takon mbrojtjes së bardhë, Rüdiger duhet t’i mbajë të gjitha gjërat vetë.
Prandaj në Spanjë flitet se “Los Blancos” janë të detyruar të kërkojnë përforcime në tregun e transferimeve të dimrit. “Mundo Deportivo” madje harton një listë me emra, që mund të tentohen nga kampionët e La Liga-s dhe Europës në fuqi.
Sipas gazetës në fjalë, ndër mundësitë më konkrete do të ishte Aymeric Laporte, i cili luan në Arabinë Saudite me Al-Nassr. Po kështu, një opsion ekzotik konsiderohet 38-vjeçari Sergio Ramos, lojtar i lirë, kapiteni i paharrueshëm i Real Madridit, ende në kërkim të një ekipi.
Në “radarët” e Ancelottit thuhet se është edhe Mario Gila i Lazios. Ai u stërvit në ekipin e të rinjve të Real Madridit, ka dalë nga “La Fábrica” dhe po spikat me performancën e tij në kryeqytetin italian. Disi çuditshëm shfaqet edhe emri i Rafa Marin, i cili nuk po gjen hapësira me Conten te Napoli. Për rrjedhojë ai mund të rikthehet te Real Madridi me kosto të ulët.
- Advertisement -
Shumë popullor është edhe Antonio Silva, 21-vjeçari i Benfica. Lista përfundon me Lukeba, 21-vjeçarin e Leipzig dhe Vittorio Reis, 18-vjeçarin e Palmeiras.