Roma po zien në pritje të finales së Ligës së Evropës në Budapest kundër Sevillas dhe ndërsa Mourinho, i cili do të flasë në konferencë sonte, mbyll stërvitjen, Paulo Dybala ëndërron të ngrejë një tjetër kupë pas asaj të fituar në Katar këtë dimër:
“Do të ishte diçka e madhe të jesh në gjendje të shkruash historinë e këtij klubi – tha sulmuesi për Kicker, i cili do të jetë i disponueshëm – Roma ka qenë gjithmonë një ekip magjepsës. Himni, pasioni i jashtëzakonshëm dhe çmenduria pozitive e tifozëve… Por vetëm kur u transferova kuptova se futbolli është mbi gjithçka tjetër këtu”.
“Në fillim u hutova kur u paraqita në Colosseum. Nuk do të kisha ndjerë kurrë diçka të tillë…” tha Dybala duke folur për ardhjen e tij në Romë, i cili humbi një finale të Champions League me fanellën e Juventusit:
“Ai kujtim akoma dhemb… Mund të kesh vetëm një shans në jetë për të fituar Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë trofe me Juventusin, por më vjen shumë keq për atë humbje”.