Kolumbia ka shënuar fitore të rëndëishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Ata arritën ta mposhtin 2:1 në shtëpi Brazilin, shkruan Gazeta Express.
Brazili kaloi në avantazh qysh në minutën e katërt kur Vinicius Junior asistoi për Gabriel Martinellin.
Megjithatë, ishte ylli i Liverpoolit, Luis Diaz që shënoi dy herë brenda katër minutave për fitoren e Kolumbisë.
- Advertisement -
Diaz realizoi në minutën e 75’ dhe 79’.
Me këtë fitore, Kolumbia tani ngjitet në vendin e tretë më nëntë pikë, një më pak se Uruguai dhe tri më pak se Argjentina.
Në anën tjetër, Brazili mbetet i pesti me shtatë pikë gjithsej. /Gazeta Express/