Sezoni i ri do të gjejë Bayern Munich me trajner të ri. Gjermanët kanë njoftuar se në fund të edicionit do të ndajnë rrugët me Thomas Tuchel, por pikëpyetjet janë të mëdha sa i takon pasuesit të tij.
Ditët e fundit, veçanërisht në Spanjë, po përflitet për hipotezën e rikthimit të Zinedine Zidane, i cili ka pothuajse tre vite që nuk drejton një skuadër, që prej kohës kur udhëheqi për herë të dytë Real Madrid. Kështu, pista Zidane sa vjen e “sfumohet”.
Për pankinën e Bayern Munichut, dy kandidatë mbeten në “Pole Position”. Zgjedhja e parë është rikthimi i Julian Nagelsmann, profil ky që vlerësohet shumë nga drejtuesit. Alternativë tjetër është italiani Roberto De Zerbi, “timonier” i Brighton.