Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë rezultati përfundimtar ka qenë 0-1.
Ka qenë minuta e njëzet e nëntë kur Jankovic ka shënuar gol të bukur nga distanca.
Me atë gol edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë nuk ka prodhur ndonjë gjë nga skuadra kosovare.
Nga minuta e gjashtëdhjetë e dytë kur Merlaku është ndëshkuar me karton të kuq, Dukagjini ka mbetur me dhjetë lojtarë në fushë.
Megjithatë në dispozicion të Dukagjinit për të synuar përmbysjen është edhe një nëntëdhjetë minutësh i plotë pas një jave në Rijekë.