Pas fitores se madhe të Ballkanit kundër Ludogorets (2-0), në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, sot është radha për dy skuadrat tjera kosovare në arenën ndërkombëtare.
Dukagjini i Klinës në “Fadil Vokrri” do të debutojë në garat evropiane kundër Europa (Gjibraltari), sfidë kjo që luhet në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Armend Dallkut synon ta nis me fitore aventurën në garat evropiane. Sfida mes klinasit dhe skuadrës nga Gjibraltari fillon në orën 19:00.
Ndërkohë, aventurën në Ligën e Konferencës, sot do ta nis edhe Gjilani, e cila në udhëtim do të ballafaqohet me Niedercorne (Luksemburg).
- Advertisement -
Gjilanasit janë përgatitur maksimalisht që të marrin rezultat të favorshëm kundër Niedercorne, në mënyrë që të kenë më të lehtë kualifikimin në sfidën kthyese që luhet në Kosovë.
Ndeshja Niedercorne-Gjilani starton në orën 19:30.