Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, gjatë Asamblesë së Zakonshme Vjetore të FSHF-së, ka zbuluar se kanë aplikuar për organizimin e një eventi madhor evropian të moshave në vendin tonë. Duka është shprehur me optimizëm për kandidaturën e Shqipërisë dhe beson se do të triumfojë për një tjetër organizim siç ndodhi me finalen e Ligës së Konferencës.
“Administrata e FSHF-së ka përgatitur dosjen për aplikimin për zhvillimin e një aktiviteti të rëndësishëm të moshave. Unë kam shumë besim se kandidatura jonë do të ketë sukses, sepse kemi treguar edhe me finalen e Ligës së Konferencës, që jemi të aftë për të organizimin e ngjarjeve të mëdha”, u shpreh Duka.