Drita ka vazhduar me ndeshje të mira në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antali të Turqisë.
Gjilanasit kanë fituar edhe ndeshjen e tretë, duke e mposhtur skuadrën polake Lechia Gdansk me rezultat 1-2.
Skuadra nga Gjilani kaloi në epërsi në minutën e katër. Golin e realizoi sulmuesi, Arb Manaj.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dritës, ndërsa në të dytën polakët e nisën më mirë duke barazuar në minutën e 51-të me Pilan për 1-1. Kurse, Albin Prapashtica shënoi në minutën e 73-të golin e fitores për Dritën.