Rezultate befasuese janë regjistruar sot në dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Surpriza më e madhe ka ndodhur në Ferizaj, aty skuadra e këtij qyteti, Ferizaj e ka mposhtur Dritën me rezultat të përgjithshëm 2-1 duke i bërë një favor të madh Ballkanit në luftën për titullin kampion.
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 54′ me golin e Selmanit, vendasit e kanë përmbysur rezultatin me golat e Hysenit dhe Haxhimusës në minutat 57′ dhe 86′ të takimit.
Në ndeshjen tjetër, ku dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Malisheva e ka mposhtur Drenicën me rezultat përfundimtar 3-1.