Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich? Një nga klubet më prestigjioze të Evropës po përpiqet të gjejë një trajner të ri; duket si një paradoks, por disa refuzime të shkëlqyera tashmë kanë mbërritur (nga Xabi Alonso te Nagelsmann, nga Unai Emery te Rangnick) dhe “gjuetia” nuk ka përfunduar ende.
Një problem serioz, duke qenë se sezoni i ri shfaqet në horizont dhe duhet planifikuar mirë, si shpagim i një viti sportiv fatkeq, i cili u mbyll me zero trofe të fituar. Kështu, çdo ditë që kalon hipoteza e një konfirmimi të Thomas Tuchel, të shkarkuar nga klubi gati tre muaj më parë, po merr gjithnjë e më shumë konsistencë.
Ndeshja e së shtunës jashtë duhet të jetë e fundit në krye të bavarezëve, por sipas informacioneve të “Sky Sport DE”, disa lojtarë kanë kërkuar konfirmimin e tij. Këta janë kapitenët Manuel Neuer dhe Thomas Müller, si dhe Leroy Sane, Harry Kane, Eric Dier e Jamal Musiala.
Drejtori sportiv Max Eberl dhe Christoph Freund thuhet gjithashtu se po punojnë në këtë drejtim. Eberl, veçanërisht, mbërriti te Bayern Munich pas njoftimit të lamtumirës së trajnerit (njoftuar që në janar, për në fund të sezonit).
- Advertisement -
Tuchel do të pranonte të vazhdonte vetëm sipas kushteve të tij. Me fjalë të tjera, ai do të donte më shumë prani në riorganizimin e skuadrës. Pengesa e marrëdhënies me disa drejtues, mbi të gjitha Uli Hoeness, mbetet për t’u kapërcyer.