Delegacioni i klubit nga Arabia Saudite, Al Hilal, do të jenë këtë javë në kryeqytetin e Francës, Paris, për të diskutuar me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë më e përfolura në këtë afat kalimtar me lojtarin që ka konfirmuar se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në dhe synon të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Megjithatë, drejtuesit e PSG-së i kanë dhënë ultimatum duke i thënë të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë, ndërsa së fundmi e kanë ‘përjashtuar’ edhe nga ekipi, duke mos e marrë me vete në përgatitjet para-sezonale.
Situata e tij ka bërë që Mbappe të ‘vërshohet’ nga oferta, por më marramendësja ishte ajo nga klubi saudit, Al Hilal.
- Advertisement -
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, delegacioni i Al Hilal do të jetë në Paris këtë javë pasi duan t’i propozojnë planin e tyre për Mbappen.
Delegacioni klubit saudit duan t’ia prezantojnë shansin për t’u bashkuar për vetëm një vit me ta dhe më pas të largohet në vitin 2024.
Oferta e Al Hilal thuhet se është 200 milionë euro pagë fikse për një sezon plus marrëveshje tregtare mbi të drejta e imazhit deri në 700 milionë euro.
Megjithatë, burimet brenda PSG-së ende mendojnë se ai ka marrëveshje me Real Madridin për t’u transferuar në verën e ardhshme si lojtar i lirë.