Donald Trump ka shprehur mbështetje të fortë për Botërorin për Klube, duke e cilësuar këtë kompeticion si një ngjarje fantastike.
Ish-presidenti i SHBA-së e ka lavdëruar Botërorin, duke theksuar se ai do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar futbollin globalisht, si dhe për të forcuar imazhin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare.
Sipas Trump, organizimi i këtij turneu është një nder për Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh rëndësinë e futbollit si sport dhe mundësinë që ky kompeticion ofron për të promovuar vlerat amerikane.
Ai gjithashtu e konsideron këtë ngjarje si një mundësi të shkëlqyer për të lidhur më shumë vendet dhe për të krijuar një platformë globale për talentet e futbollit.
- Advertisement -
Presidenti i FIFA-s më pas vuri në dukje rëndësinë historike të turneut, i cili përfaqëson një epokë të re për futbollin ndërkombëtar: “Ky është një moment gëzimi, por mbi të gjitha një moment bashkimi përmes futbollit.
Që nga viti 1930 ka pasur Kampionat Botëror për kombëtaret, ishte koha që edhe klubet të kishin një kompeticion të tillë. Fillon një epokë e re, një muaj garash duke nisur nga vera e vitit 2025, ku klubet dhe lojtarët më të mirë do të përballen për të ofruar spektaklin më të madh në botë”.
Kreu i FIFA-s e cilëson turneun e ri si një “provë gjenerale” për Botërorin 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.