Gazetari i Sportiv, Ervin Baku është kërcënuar me jetë, pasi pak ditë më parë dha një interviste në një televizion shqiptar, ku veshur kishte një bluzë me shenjat identifikuese dhe simbolin e Serbisë.
Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.
Ai pak kohë pasi dha intervistën, me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkoi falje për gjestin, duke shtuar se nuk e ka menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar.
“Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!
- Advertisement -
Prej meje nuk është menduar e as që mund të imagjinoja se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist, mes dy kombeve në histori të gjatë armiqësore, një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.
Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem” shkruajti ndër të tjera në rrjetet sociale Baku.