Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Djimsiti me mendjen tek ‘Euro 2024’: Jam kapiteni i Shqipërisë, ndiej përgjegjësinë për kombin tim
Sport

Djimsiti me mendjen tek ‘Euro 2024’: Jam kapiteni i Shqipërisë, ndiej përgjegjësinë për kombin tim

Published 07/02/2024
Share
SHARE

Në qendër të mbrojtjes së Atalantës qëndron një figurë sa solide, aq edhe e heshtur: Berat Djimsiti. Mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, gati për të festuar 200 ndeshjet e tij në Serie A, e ka “hapur zemrën” për “L’Eco di Bergamo”. Një reflektim mbi rolin e tij kyç në skuadrën zikaltër, si dhe ambiciet personale, ekipore.

MES TË KALUARËS DHE TË ARDHMES – “Të ndihesh rehat në rolin që luan është thelbësore, – thotë Djimsiti. – Të qenit në qendër të mbrojtjes së Atalantas është një përgjegjësi, që më ka lejuar të piqem si lojtar dhe si person”.

NJË EKIP EVOLUTIV – Skuadra e Gasperinit po përjeton një moment forme pozitive, duke konsoliduar procesin e rritjes që shkon përtej performancës së pastër sportive. “Fitorja nuk është thjesht një rezultat, por katalizator për rritjen e besimit”, – thotë Djimsiti, duke shprehur dëshirën për të ngritur një trofe me fanellën zikaltër.

STABILITETI DHE LIDERSHIPI – “Historia ime tek Atalanta ka qenë një rrugëtim i rritjes së vazhdueshme, – nënvizon Djimsiti. – Të ndjehesh pjesë përbërëse e projektit zikaltër është një nder, që më shtyn të jap gjithmonë më të mirën time”.

- Advertisement -

PERSPEKTIVAT PËR TË ARDHMEN – Kur vjen puna tek e ardhmja, Djimsiti nuk i fsheh aspiratat e tij: “Ëndrra e çdo futbollisti është të fitojë trofe, edhe unë kam ambicie ta realizoj këtë ëndërr si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren time”.

CHAMPIONS – “Po kalojmë një moment të mirë dhe do të japim gjithçka që të arrijmë sa më lart. Për ta bërë këtë duhet të mposhtim skuadra si Lazio, megjithatë nuk mendojmë për renditjen finale. Gjithmonë kemi menduar për ndeshjen e radhës”.

PA GOLA NË KAMPIONAT – “Është mirë për mua të mos shënoj në Serie A, – buzëqesh shqiptari. – Vazhdoj të shënoj në Evropë, ua lë të tjerëve golat në kampionat”.

MIRANCHUK – “Duke e parë në stërvitje, mendova se ai do të kishte një rrugë më të drejtpërdrejtë. Ka cilësinë dhe teknikën për të qenë një lojtar i madh, të gjithë e dimë prej disa kohësh se cilat janë vlerat e tij”.

KOMBËTARJA – Në funksion të marrjes pjesë në finalet e “Euro 2024” me Shqipërinë e tij dhe finishit të sezonit me Atalantën plot pritshmëri, Djimsiti e vendos veten si një dritë udhërrëfyese, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka si brenda, edhe jashtë fushës: “Ndjej përgjegjësi ndaj shokëve të mi dhe të gjithë kombit, që na ndjek me ngrohtësi. Të jesh kapiten i një kombëtareje nuk është e lehtë, kjo më ka dhënë besim edhe nga perspektiva e Atalantës”.

- Advertisement -

KosPress Portal 07/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?