Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka vazhduar paraqitjen e shkëlqyer në Grand Prix të Austrisë, duke siguruar vendin në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ajo arriti të mposht xhudisten serbe, Nikolina Nisavic, në çerekfinale, duke i dhënë asaj leksion me një goditje të shpejtë (IPPON), njofton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale Distria do të ndeshet me Reka Pupp nga Hungaria.