Siç raporton “El Chiringuito” Diego Simeone nuk do të jetë trajner i Atletico Madridit në sezonin e ardhshëm.
Ai do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni dhe tashmë ka njoftuar drejtuesit për vendimin e tij. Simeone ka kërkuar nga Atletico që t’ia shkëpusë kontratën para kohës, pasi dëshiron që zejen e trajnerit ta vazhdojë në një klub dhe vend tjetër.
52-vjeçari është në krye të Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
Gjatë kësaj periudhe si trajner i Atleticos, ekipit nga La Liga nuk i kanë munguar sukseset.
- Advertisement -
Nën drejtimin e Simeones, Atletico Madridi ka fituar tetë trofe, përfshirë dy tituj kampioni në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Evropës.