Real Madridi ka fituar ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i kësaj gare gjeti epërsinë herët kur Rodrygo realizoi në minutën e katërt.
Julian Alvarezi barazoi shifrat në minutën e 32-të dhe skuadrat shkuan baras në pushim.
Në pjesën e dytë, Reali tregoi se pse është mbret i kësaj gare pasi Brahim Diazi shënoi për 2:1 në minutën e 55-të të takimit.