Në ditët e fundit mediet në Itali kanë raportuar se Juventus dhe Di Maria i kanë ndërprerë bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Për këtë arsye janë shtuar ofertat në drejtim të lojtarit dhe interesim së fundi ka pasur edhe nga Arabia Saudite.
Megjithatë lojtari preferon që të mbetet në futbollin evropian, me prioritet pjesëmarrjen në garën e Champions League.