Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > OP/ED > Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje
OP/EDSport

Dështimi i kombëtares në Ligën e Kombeve dhe pyetjet që kërkojnë urgjentisht përgjigje

Published 25/11/2024
Share
SHARE

Shkruan: Adriatik Riza Dost

Pas dështimit skandaloz të kombëtares shqiptare në ‘UEFA Nations League’, janë ca pyetje që kërkojnë urgjent përgjigje.

Si ka mundësi që heroi i kuqezinjve për disa vite me radhë, portieri Berisha, u zhduk nga skena kësisoj?

Si ka mundesi qe patronazhistin e deklaruar të Ramë-PS- Rilindjes, Hysajn, fajtor kokë e këmbë si kapiten ekipi për mos reagimin e tij për ngjarjen e rëndë e provokuese të çekëve ndaj Shqipërisë një muaj më parë në Pragë…, edhe pse pa ekip, ne e vëmë kapiten të ekipit tonë kombëtar?

- Advertisement -

Si ka mundësi që Ismajlin, të cilit i mbyllëm dyert e formacionit në Europian, tani po e gradojmë kapiten të kombëtares së Shqipërisë?

Kush e dha urdhërin e porosinë që, fill pas idesë e pëlqimit të Dukës për të organizuar Europianin e U-21 së bashku me Serbinë, në “Arena Kombëtare” u ndaluan të këndohen këngët e Adem Jasharit dhe “Xhamadani vija-vija”?

A është rastësi, supersticiozitet, ters apo “lepuri fle diku tjetër”…

Si ka mundësi që sa herë shkon kryeministri Edi Rama në stadium, Shqipëria mundet, luan mizerabël, zhgënjen totalisht?

Si ka mundësi që Broja vjen në Tiranë, stërvitet me kombëtaren, mëson se nuk do të jetë në formacion si titullar dhe… largohet si i dëmtuar…? Pastaj, mbas dy ditësh është në formacion e në fushë me Çelsin… (ngjarje kjo e disa muajve më parë).

- Advertisement -

Si ka mundësi që Sylvinho, nga heroi e më i dashuri për shqiptarët, brenda 6 muajsh (qershor-nëntor) u shndërrua në “poligon qitje”, person i padëshiruar e që largimi i tij një orë e më parë po përflitet kaq shumë?

Çfarë ndodhi realisht me atë “notën e fortë të protestës” së FSHF-se për ngjarjen e rëndë gjatë ndeshjes Çeki-Shqipëri dhe pse nuk u dënua Çekia nga UEFA?

Si ka mundësi që në “Euro 2024”, Shqipëria u dënua me gjoba të rënda dhe pas çdo ndeshjeje të saj në Gjermani, si askush tjetër?

- Advertisement -

Ku e gjen vallë këtë lloj sigurie Duka që tallet kaq banalisht me shqiptarët, teksa del nëpër ekranet e TV shqipfolëse dhe iu thotë se… “do dalim të parët e grupit në Europian, do dalim të parët e grupit në ‘Nations League’ e do ngjitemi në Ligën A, do kualifikohemi në Botëror” etj. etj.?

Kush duhet t’iu japë përgjigje disa lojtarëve të Shqipërisë për komentet e deklaratat e tyre publike, jo dosido, pas humbjes me Ukrainën në Tiranë dhe eliminimit skandaloz të Shqipërisë nga “Nations League”?

Kush e mban përgjegjësinë për dëmtimet e Mucit, Uzunit, Asanit dhe cila është gjendja reale e Gjimshitit, Kumbullës, Manajt, Bares, Brojës?

Kush i grumbullon te Shqipëria lojtarët e dëmtuar, të konfirmuara dëmtimet e tyre edhe nga klubet ku luajnë, dhe pse?

Pse vetë FSHF, as presidenti Duka, asnjë prej lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë nuk patën guximin e kurajon të prononcohen publikisht për ngjarjen e rëndë anti shqiptare të Bukureshtit më 15 nëntor, në ndeshjen Rumani-Kosovë?

Si ka mundësi që kokëfortësisht Seferi të jetë ende lojtar formacioni dhe, fjala vjen, dyshja Uzuni-Muci, që fatmirësisht janë në grand-formë, të ngrohin stolin?

Si ka mundësi që lojtari me shumë shpirt e grintë, me shumë përvojë, Abrashi, thirret në kombëtare e aktivizohet në 4 ndeshjet e fundit të ‘Nations League’ vetëm 5 minuta?

Kush e mban përgjegjësinë për atë gafë trashanike në grumbullimin e talentit Pajaziti, kur ai ishte i pezulluar nga UEFA për shkak kartonësh?

Kush i jep porosi Sylvinhos për grumbullimin e trajtimin kësisoj të disa lojtarëve prej kampionatit shqiptar, të cilët pas grumbullimit e stërvitjeve të rastit përfundojnë rregullisht në tribunë si spektatorë?

Përgjigjuni sa nuk është vonë e përpara se tifozët kuq e zi por edhe krejt shqiptarët, që ju kanë mbështetur brenda e jashtë vendit me shumë sakrifica, si askënd tjetër, t’ju braktisin e abandonuar tërësisht, pasi i keni fyer e zhgënjyer jo pak, jeni tallur publikisht me ta.

Sepse realisht e fatkeqësisht kjo e sotmja nuk është më kombëtarja e tyre dhe as Shqipëria që ata duan.

KosPress Portal 25/11/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Sport

Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)

29/05/2025
Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?