Revolucioni në horizont në strukturën e futbollit të Barcelonës. Largimit tashmë të paralajmëruar të Mateu Alemany, duhet t’i bashkohet edhe lamtumira e Jordi Cruyff dhe, sipas Radio Catalunya, ish-reprezentuesi portugez Deco është favorit i madh për postin e drejtorit sportiv të Barcelonës.
Deco, aktualisht 45 vjeç, ka punuar për dy vjet që nga ardhja e Joan Laporta si president me katalanasit, duke qenë përgjegjës për merkaton në Brazil. Ai është, për shembull, menaxheri i Raphinhas dhe udhëhoqi procesin e transferimit të tij.
Ish-mesfushori, i konsideruar si lojtari më i mirë në Evropë në vitin 2004, kur fitoi Ligën e Kampionëve me FC Porto, luajti për Barcelonën midis viteve 2004 dhe 2009, më pas u largua për në Chelsea.
Ai bëri 161 paraqitje për Barcelonën dhe shënoi 21 gola.